E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U plagos me armë zjarri në këmbë, 11-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjegjan të Pukës, ku një 11-vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri.

 

Reklamë

Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka qenë aksidentale, ndërkohë që policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë. 11-vjeçari është shoqëruar fillimisht në spitalin e Pukës, por për shkak të plagës së marrë ai po transportohet me helikopter drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.

 

11-vjeçari me inicialet A.N dyshohet se është qëlluar nga një arme zjarri pistolete nga një 17 vjeçar.

 

“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia..

Vazhdo të lexosh

Reklamë