Policia ka tentuar të marrë në pyetje 29-vjeçarin Olgen Duka i cili u plagos me thikë gjatë natës së kaluar në sheshin ‘Skënderbej’, por ai ka pasur deklarime kontradiktore dhe të pakta lidhur me rrethanat e ngjarjes.

 

 

Deklarata e Dukës nuk e ka ndihmuar policinë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Duke qenë se autori është ende i paidentifikuar dyshimet e policisë janë se 29-vjeçari mund të ketë rënë pre e ndonjë tentative grabitje.

 

 

Policia ka sekuestruar dhe po kqyr kamerat e sigurisë për rreth sheshit për tëe zbardhur ngjarjen dhe per të identifikuar autorin e ngjarjes. Ndërkohë, Duka nuk rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *