E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U pezulluan nga detyra, KPA refuzon dosjen e çiftit Gashi-Gina

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk do të kalojë për shqyrtim çështjen e çiftit të prokurorëve, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, pas pezullimit nga detyra me urdhër të kryeprokurores Arta Marku.

 

Bashkëshortët Gashi dhe Gina ankimuan në mes të muajit qershor në KPA vendimin e Arta Markut, e cila i pezulloi prokurorët nga detyra, për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë.

 

Reklamë

Ndërkaq trupa e KPA që shqyrtoi animimin e dy prokurorëve përbëhej nga gjyqtarët Luan Daçi dhe Rezarta Schuetz, ndërsa relatore e çështjes ishte Ina Rama, ish-kryeprokurore e Republikës.

 

Trupa e KPA ka vendosur ti japë të drejtë drejtë Arta Markut në vendimin e saj për pezullimin nga detyra të prokurorëve Gashi e Gina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë