E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U pezulluan nga detyra, 7 efektivët e qarkullimit gati ankimimin e vendimit të Gjykatës

7 efektivët e policisë së qarkullimit në Korçë dhe Pogradec, të pezulluar për shpërdorim detyre kanë bërë gati ankimimin, pasi u njohën me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ata do t’i kërkojnë Gjykatës së Apelit heqjen e masës ndaluese, të pezullimit të ushtrimit të detyrës deri në përfundim të hetimit dhe kthimin e tyre në shërbim. Kërkesat pritet të depozitohen nga mbrojtësit e zgjedhur prej tyre brenda pak ditësh.

Ata u pezulluan si pjese e komisionit te gjobave, pas kerkeses se Prokurorise, e cila i kishte vene nen hetim dhe i mbante nen pergjim prej disa muajsh. Ndaj tyre ka filluar edhe procedimi penal per shperdorim detyre e kryer ne bashkepunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë