Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës njëri prej tre të rinjëve të plagosur mëngjesi e kësaj të diele në aksidentin e ndodhur në Fushë Krujë.

 

Mësohet se ka humbur jetën pasagjeri Altin Vogli, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

 

Ndërkohë dy të rinjtë e tjerë, Dorian Hifi dhe Ilir Gega ndodhen në Spitalin e Traumës.

 

Tre të rinjtë u përplasën rreth orës 04:30 minuta me bordurën e një karburanti në Fushë Krujë.

 

Ata ishin në një automjet të tipit Fuoristradë e cila drejtohej nga Ilir Gega.

 

Sipas policisë shkak I aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën tre të rinjtë po udhëtonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *