E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 45-vjeçari në Shkodër

Ka ndërruar jetë në spital 45-vjeçari i cili u përplas nga një makinë ditën e sotme në Shkodër.

Policia ka arrestuar shoferin 31-vjeçar i cili përplasi motorin me të cilin udhëtonte 45-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Në pranga ra shtetasi Xh. P., 31 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Reklamë

“Automjeti që drejtohej nga 31 vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, njoftoi policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë