Ka ndërruar jetë në spital e moshuara që u aksidentua nga ambulance në rrugën Ferit Xhajko, pranë ish-restorant Durrësit.

 

Viktima është identifikuar si shtetasja F.S., rreth 70 vjeç.

 

E moshuara ishte duke kaluar rrugën në momentin kur sipas policisë, mjeti ambulancës me drejtues shtetasin H.G., ka humbur kontrollin dhe e ka aksidentuar.

 

Parësisht se e moshuara u transportua për në spital, ajo nuk ka mundur t’I mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

 

Drejtuesi e mjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *