E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Vendi

U përplas dje nga autobusi në aksin nacional Delvinë–Sarandë, ndërron jetë 65-vjeçari

Agim Vocka, 65-vjeçari që u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë ka humbur jetën ditën e sotme.

Sipas informacioneve, ai u përplas nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Vocka u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku iu dha trajtim i specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 65-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. I ndjeri do të përcillet në banesën e fundit ditën e sotme në fshatin Bajkaj aty ku jetonte.

Ndërkohë, Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me ngjarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë