E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

U përjashtua nga fleta e votimit në shtetin Mein, Donald Trump apelon vendimin

Ish presidenti amerikan Donald Trump apeloi ka vendimin e sekretares së shtetit të Mein që e përjashton atë nga fleta e votimit për zgjedhjet e ardhshme.

Sekretarja demokrate Shenna Bellows, është e para në historinë e shtetit Maine që ndalon kandidaturën e një pretendenti për president.

Reklamë

Vendim ky që erdhi për shkak të përfshirjes së Trump në trazirat e 6 janarit në Kapitol.

Pas kësaj ish kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të kërkojë nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të marrë një vendim lidhur me çështjen tjetër të ngritur në Kolorado që e skualifikon  Trump nga përfshirja në fletën e votimit edhe në këtë shtet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë