E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U përfshi në një konflikt të armatosur, arrestohet 25-vjeçari shkodran i shpallur në kërkim

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 25-vjeçar të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Në pranga ka rënë shtetasi Florin Lushi, banues në fshatin Pult.

Reklamë

Lushi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Më datë 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar.

Vijojnë kërkimet për kapjen dhe të 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim, për këtë rast.

Në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë