E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

U përfol se është shtatzënë, reagon aktorja e njohur

Zendaya ka hedhur poshtë thashethemet se është shtatzënë.

 

Thashethemet u përhapën pas një videoje që u bë virale, ku supozohej se aktorja kishte postuar në profilin e saj lajmin se ishte në pritje të fëmijës së parë me partnerin, Tom Holland.

 

Reklamë

Mirëpo, reagimi i aktores amerikane ishte i shpejtë. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo shkroi: “Shihni tani, kjo është arsyeja pse unë qëndroj jashtë Twitter. Thjesht duke bërë gjëra pa arsye … çdo javë.”, shkroi ajo duke iu referuar këtyre thashethemeve.

 

 

Kujtojmë që Zendaya dhe aktori Holland fillimisht ndezën spekulimet për lidhje pasi luajtën në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017.

 

Por romanca e tyre u konfirmua në korrik të vitit 2017 pasi ata u panë së bashku brenda një makine.

Vazhdo të lexosh

Reklamë