Një çift me një diferencë 53 vite nga njëri-tjetri tani po bëhen të pasur prej fotove erotike që postojnë në internet. Almeda dhe Gary Hardëick u martuan në 2015, dy javë pasi u takuan në varrimin e djalit të Almedës. AsokoheGary ishte 17 vjeç dhe ishte ndarë së fundmi nga një 77-vjeçare dhe Almeda ishte 71 vjeçe. Pesë vjet më vonë, çifti ka vendosur të ndajë dashurinë për njëri-tjetrin në ueb dhe kanë hapur një llogari.

 

Rrjeti social për të rritur lejon krijuesit e përmbajtjes, përfshirë punonjëset e seksit, të ndërveprojnë me fansat e tyre dhe të fitojnë para ndërsa e bëjnë këtë.

 

Faqja e tyre premton foto të qarta e të plota, nudo me një tarifë abobimi 11 dollarë në muaj.

 

Sipas çiftit, faqja deri tani po ecën shumë mirë dhe ka mjaft njerëz të interesuar.

 

Dy javë pas takimit të tyre të parë, Amanda nuk hezitoi të pranonte kur Gary e propozoi në telefon. Gjashtë ditë më vonë, Almeda veshi një fustan të bardhë dhe u martuan.

 

“Almeda është aq e re në zemër sa mosha nuk na shqetëson kurrë, ne kurrë nuk mendojmë për të. Unë thjesht e di se Zoti iu përgjigj lutjeve të mia atë ditë kur ajo hyri në jetën time”, tha Gary.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *