Sillet me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërron jetë një 20 vjeçar.

 

Nga burimet në polici paraprakisht bëhet me dije se Mateo Llabani, është ndjerë keq në një lokal në Bilisht, dhe për shkak të gjëndjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

 

Paraprakisht dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit.

 

Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti bëhet autopsia , për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

 

Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë, si edhe familjarë të të ndjerit.

 

Nga ana tjeter policia ka dyshime se vdekja ka ardhur per shkak të një ataku kardiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *