E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U ndanë pas tre muajsh martesë, ky është 25-vjeçari i shpallur në kërkim! Dyshohet se dhunonte partneren, Nikollaj i dha fund jetës

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e 25-vjeçarit Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Xhuana Nikollaj.

Dyshohet se për shkak të dhunës, 25-vjeçarja i dha fund jetë duke pirë fotoksinë.

Reklamë

Nikollaj ndërroi jetë në QSUT një ditë më parë.

“U shpall në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasi E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi zyrtarisht policia.

Reklamë

Mësohet se Fizi dhe Nikollaj ishin martuar në qershor të vitit 2025, por për shkak të konflikteve ishin ndarë pas tre muajsh.

Ndërkohë familjarët e së resë deklaruan se 25-vjeçarja kishte shenja dhune në trup.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur të dyshuarin.

Varrimi i Xhuanës do të zhvillohet ditën e enjte, më 12 mars 2025, në orën 13:00, në varrezat e Shëngjinit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë