Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka nderuar këtë të premte me çmimin “Ismet Bellova”, gazetarin dhe komentatorin e njohur Kostandin Grillo, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë.

“Gazetar dhe moderator radioteleviziv sportiv që për disa dekada përcolli për opinionin dhe publikun shqiptar emocione dhe reagime të shumta. Forca dhe stili komunikues i tij përbëjnë një rast tipologjik. Gazetari Grillo përgjatë karrierës së tij spikati për kurajon dhe raportimin e vrullshëm sidhe për pasionin profesionist. Përvoja e gjatë e tij në komentin dhe raportimin sportive përfshin akte antitabu dhe provën e qytetarisë së mirë ndërfqinjore në bitën sportive”

Kosta Grillo u nda nga jeta pak kohë më parë per shkak te pasoja fatale ne organizem qe i la prekja nga Covid.

Ai eshte nje prej emrave me te spikatur te komentit dhe gazetarise sportive ne vendin tone dhe jo vetem! Vec mbi 30 viteve gazetari, Grillo, pinjoll i nje familje te shquar, ishte nder te paret qe levroi menaxhimin sportiv duke sjelle dhe derguar jashte vendit shume lojtare dhe trajnere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *