Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK. Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij Theollori Sollaku.

 

Hajdari është marrë zyrtarish i padehur për akuzën e “Falsifikimit të Vulave, Stampave Ose  Formularëve” kryer në bashkëpunim.

 

Për këtë akuzë, sipas Kodit Penal, dënimi është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg. Vetë kryebashkiaku refuzoi të ketë falsifikuar dokumentet apo të ketë gënjyer në formularin e dekriminalizmit, një proces që bëhet për çdo kandidat përpara garimit në zgjedhje.

 

Më herët, KQZ vendosi të mos i heqë mandatin Hajdarit, për shkak se vepra e kryer nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

 

Por pas padisë së kandidatit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi, SPAK tashmë ka nisur hetimet për Hajdarin./vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *