Një ditë pasi SPAK mori si të pandehur gjyqtarin Luan Daci me akuzat për falsifikim dokumentesh, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka pezulluar nga detyra.

Luan Daci akuzohet se nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997, kur Këshlli i Lartë i Drejtësise e ka shkarkuar nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi.

Në muajin maj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pezulloi nga detyra Dacin me kërkesë të SPAK, por ai u rikthye 2 javë më vonë në detyrë pas vendimit te Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *