Ndërron jetë gjatë rrugës për në spital një 32 vjeccar nga Kagjinasi i Kolonjës. Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën për qetësim të dhimbjeve.

 

 

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë.

 

 

Pak orë më vonë, 32 vjeccari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qënë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.

 

 

Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *