Policia ka njoftuar se dy fëmijët që u mbytën në liqenin e Prushit ishin vëllezër.

Polumbarët bënë të mundur nxjerrjet trupave të pajetë rreth dy orë pas ngjarjes.

Dy vëllezërit ishin futr në liqen për tu larë së bashku me katër fëmijë të tjerë të cilët, fatmirësisht dolën shëndoshë e mirë.

 

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *