E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U mbyt para dy javësh në lumin Fan/ Gjendet trupi i 10-vjeçarit

Gjendet trupi i 10-vjeçarit qe u mbyt para dy javësh në lumin Fan.

 

Reklamë

I mituri u mbyt në 5 prill kur ishte duke luajtur ndërsa ka rënë në lumë dhe më pas është marrë nga rrjedha e ujit. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga polumbarët, tek diga e Hecit të Repsit, disa kilometra nga vendi ku është mbytur.

 

Kërkimet për gjetjen e trupit vijuan për më shumë se 10 ditë ndërsa në një moment u bë edhe devijimi i pjesshëm i lumit për të kontrolluar pranë një ure ku dyshohej se mund të ndodhej trupi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë