E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U mbyt në lumin e Matit/ Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt ditën e djeshme në lumin Mat.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të mërkurës, kur i riu kishte shkuar për të peshkuar në vendin e quajtur Ura e Zogës.

 

Reklamë

Ai ra aksidentalisht në lum ku më pas e mori rrjedha.

 

Për gjetjen e trupit të viktimës, u kërkua ndihma e polumbarëve.

 

Lezhë

 

Skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, prej mbrëmjes së djeshme u përfshi në operacionin e kërkimit për gjetjen e 22-vjeçarit, i cili dyshohet se ra aksidentalisht në lumin Mat dhe për pasojë e mori rrjedha e lumit.

 

Pas kërkimeve prej disa orësh në lumin Mat, nga shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetasit V. N., 22 vjeç, banues në Milot, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë, gjatë kohës që po peshkonte me shokët e tij.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë