Subscribe

Partia Socialiste mblodhi këtë te shtune Asamblenë Kombëtare, ku kryefjale e diskutimeve ishte analiza e punës se deritanishme te Qeverise. Kryeministri Edi Rama ka qene shume i ashpër me drejtuesit e partisë ne rrethe, ku madje ka kërkuar dhe shkarkimin e tyre.

 

“Kryetarëve të partisë nuk i ka dhënë njeri detyrën që të merren me punësimet, ka kryetar partie që e bëjnë, duhen shkarkuar. Nuk i ka dhënë njeri detyrën që të bëjnë ndërmjetësime për të rregulluar X apo Y dhe lërë më pastaj për të rregulluar vëllezërit, motrat, xhaxhallarët dhe të gjithë farefisin e tyre. Duhen shkarkuar, sepse njerëzit nuk janë qorra, nuk janë as shurdh”.

 

Por kreu i qeverise, nuk ka kursyer edhe Ministrat apo Kryetaret e Bashkive, te cilët do te vlerësohen për performancën e tyre.

 

“Në fund të kësaj fushate ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëhen në qeveri në shtator nëse do duhen bërë, cilët ministra apo cilat ministri apo sektor nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjeshtë të tregojnë shifrat dhe statistikat por të kenë vendin e tyre ne mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin”.

 

Rama u ndal dhe tek perceptimi qe është krijuar se qeveria është arrogante, duke sjell shembullin e Kukësit.

 

“Kukësi ishte një mësim shumë i madh për të kuptuar përgjegjësinë tonë për të kuptuar çfarë ne nuk bëmë siç duhet dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi për të mis u përsëritur gabimi që, duke u nisur për një qëllim të mirë, pa marr mundimin për ta shpjeguar qëllimin, të gjendesh përballë një reagimi që në fund fare të lë në ballë etiketën e arrogantit”.

 

Por për kryeministrin puna e qeverise është me e vështirë, për shkak te opozitës.

 

“Kemi detyrën të qeverisim pa opozitë, s’kemi opozitë. Ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bënë më të lehtë punën tonë, por në thelb e bënë shumë më të vështirë punën tonë, sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt po të sfidon fizikisht është një hata e madhe për sa i përket nevojës që ka çdo qeveri në botë që të jetë e sfiduar në intelekt”.

 

E ne fund, Rama nuk kurseu as ironinë kur ju drejtua Partisë Demokratike dhe përballjes ne zgjedhje me te.

 

“Ne nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë, mjafton që të jemi gjallë dhe i fitojmë zgjedhjet, mirë po qëllimi ynë nuk është ky. Ne nuk e kemi marr të gjithë këtë përsipër që të mundim Lulin, se do ishte njësoj sikur Real Madridi të ekzistonte për të mundur Vaqarin. Ne e kemi marr këtë përsipër për të ndryshuar Shqipërinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *