Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin janë një ccift të rinjsh që u martuan vetëm pak orë para se të shpërthente lufta në Ukrainë.

 

Ndonëse kishin planifikuar që të shkonin për muaj mjalti, dy të rinjtë kanë lënë gjithçka pas dhe i janë bashkuar luftës për të mbrojtur vendin e tyre, Ukrainën.

 

Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë, çifti tha për CNN se muajin e mjaltit po e kalojnë në një qytet të rrethuar, ndërsa kanë vendosur që të luftojnë për atdheun e tyre.

 

“Është e vështirë të kuptohet ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi.

 

“Askush këtu nuk thotë se do të humbasim. Të gjithë këtu besojnë se do të fitojmë, por është e gjitha vetëm një çështje kohe. Jam shumë e lumtur që shoh një numër të madh njerëzish, të cilët janë vërtet të gatshëm për të luftuar, duke qenë gati të vrasin për tokën e tyre dhe duke mos pasur asnjë dyshim për fitoren tonë në këtë luftë”, tha ajo.

 

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Fursin, i cili ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv dhe tha se “Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”.

 

Çifti i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Ukrainën me para, ushqime, armë dhe ndihmë mjekësore dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë, raporton CCN.

 

Fursin shprehet optimist se do të vijë së shpejti koha kur ai mund të mbledhë familjen dhe miqtë e tij “të gjithë në një vend dhe të pijë një gotë verë të mirë. Dhe t’u thotë të gjithëve; lufta mbaroi, ne fituam!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *