Nicolas Cage u martua në Las Vegas pak ditë më parë dhe e gjithë vëmendja e medias ishte tek ai. Por vetëm katër ditë pas zyrtarizmit, 55-vjeçari ka ngritur një kërkesë për ta anuluar martesën. Për ata që nuk e dinë termi anulim ka bazë ligjore dhe nënkupton fshirjen e një lidhjeje në martesë duke e deklaruar si inekzistente ose të pasaktë nga ana teknike. Me pak fjalë Nicolas e ka ndërprerë marrëdhënien me Erika Koike.

 

Sipas ‘People’, Cage dhe partnerja e tij aplikuan për një certifikatë martese këtë të shtunë në Las Vegas dhe e tërhoqën po atë ditë. Lidhja e tyre është mbajtur prej kohësh larg vëmendjes së medias. Kujtojmë se aktori i famshëm, ka qenë i martuar edhe 3 herë të tjera përpara se të lidhte kurorë me Erika./Tring

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *