Marius Dema, i cili vrau shokun e tij Mehmet Qema në maj të këtij viti, la qelinë. Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

 

Pas caktimit të kësaj mase, i riu është pritur me përqafime nga miku i tij, Blerim Hoti, i cili ishte në vendngjarje ditën kur ndodhi vrasja.

 

Hoti ka publikuar në rrjete sociale një video, teksa shihet duke i hedhur krahun në qafë Marjus Demës, ndërsa bën edhe një urim për të.

 

“Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im! Të dua”, dëgjohet të thotë Hoti.

 

Nga ana tjetër, Qema i përgjigjet: “Faleminderit vlla faleminderit. Edhe unë të dua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *