E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

U lirua nga burgi, Dani Alves nis festën në Barcelonë

Pas 14 muajsh në burgun Brians 2 të Barcelonës për përdhunimin e një vajze të re, Dani Alves u lirua mesditën e së hënës së kaluar.

Braziliani u urdhërua nga gjykata të paguante me kusht një milion euro dhe u lirua në pritje të një apeli kundër dënimit 4.5-vjeçar të dhënë muajin e kaluar për sulmin seksual.

Reklamë

Dani Alves iu dhanë kushte kufizuese pasi dorëzoi dy pasaportat që mban (spanjolle dhe braziliane) dhe duhet të paraqitet në gjykatë çdo javë.

Pas lirimit nga burgu, braziliani është kthyer në shtëpinë e tij në Barcelonë dhe aty është vizituar nga disa miq të tij në orët e para.

Sipas raportimeve në Spanjë, të martën u organizua një festë për ditëlindjen e babait të tij në një restorant në qytet dhe më pas festa për lirimin e tij nga burgu vazhdoi në shtëpinë e Alves deri në mëngjes. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë