E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 53 minuta më parë
Bota

U la pa ushqim dhe ujë, vdes në paraburgim 7-vjeçarja

Një vajzë shtatëvjeçare nga Guatemala, e cila kalonte ilegalisht kufirin amerikano-Meksikë me babain e saj, vdiq në paraburgim disa orë pasi u kap nga autoritetet amerikane.

 

Vajza, e cila mbërriti në SHBA javën e kaluar si pjesë e një grupi emigrantësh, vdiq nga dehidrimi dhe tronditja, raportoi Washington Post.

 

Reklamë

Agjencia e lajmeve AP citon zyrtarët e kufirit të thonë se ajo nuk kishte pasur ushqim apo ujë për disa ditë.

 

Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore në kufirin amerikan.

 

Emigrantët thonë se po ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador.

 

Shumë prej tyre thonë se qëllimi i tyre është të vendosen në SHBA pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët amerikanë se kushdo që gjendet duke hyrë në vend në mënyrë të paligjshme do të përballet me arrestimin, ndjekjen penale dhe dëbimin.

 

Zyrtarët amerikanë deri tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare për vdekjen e vajzës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë