Gjykata e Lushnjes ka lënë në burg 19-vjeçarin Fisnik Halili, nga Cerriku, i arrestuar 2 ditë më parë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Avokatja e të riut, Eva Gjeta ka deklaruar se vendimi i gjykatës sipas saj është i padrejtë dhe i pabazuar në prova. Vetë avokatja pranoi se 19 vjeçari e ka marrë në shtëpinë e tij vajzën për qëllime serioze.

“Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai pranon se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur. Me sa tha prokuroria i është bërë ekspertiza vajzës por nuk ka dalë përgjigjia, jemi të detyruar të presim”–u shpreh avokatja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *