Vendi
U kryen mbi 4 mijë testime, ja sa raste të reja u zbuluan sot me COVID

Vetëm dy raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga 4024 testime të kryera. Të infektuarit janë identifikuar në Shkodër dhe Durrës.
Reklamë
Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.
Ndërkohë, janë shëruar 5 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1
Vazhdo të lexosh
Reklamë




