Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka reaguar pas njoftimit të Ogerta Manastirliut se te Spitali i Traumës janë kryer 29 mijë urgjenca kirurgjikale prej fillimit të pandemisë.

Në një postim në “Facebook”, Spahia kritikon ministren se “lëshon budallallëqe të nivelit olimpik” dhe se shifra e dhënë nga ajo tejkalon çdo imagjinatë.

“OGERTA DHE ARITMETIKA E MASHTRIMIT!!! Cuditë nga ministrja e shëndetësisë nuk kanë të mbaruar! As nuk merr vesh nga kjo fushë, por as përpiqet ta kuptojë sado pak dhe lëshon budallallëqe të nivelit olimpik, si mburrja se në Spitalin e Traumës qenkan bërë prej fillimit të epidemisë 29 mijë urgjenca kirurgjikale!!!!  Mesa duket ministrja është po aq e paditur edhe në aritmetikë, sepse ajo shifër tejkalon cdo imagjinatë. Së pari është aritmetikë e thjeshtë. 29 mijë ndërhyrjet që pretendon Ogerta, nëse pjesëtohen me 6 muaj të epidemisë, del shifra 4833 (ndërhyrje në muaj). Po ta pjesëtosh në 30 ditë që ka muaji, i bie që sipas Ogertës, në Spitalin e Traumës të jenë bërë 161 ndërhyrje kirurgjikale në ditë! Dhe kjo edhe në kushtet, kur ndryshe nga sa e fsheh apo nuk e di Ogerta, prej datës 18 Maj deri në 13 Korrik, kirurgjia e QSUT ka qenë krejtësisht funksionale, pra ndërhyrjet kirurgjikale nuk kanë qenë ekskluzivitet i spitalit të Traumës!”

Sipas tij, qeveria njeh në 7 vite vetëm abuzim dhe mashtrim dhe se modeli i kryeministrit Edi Rama është “fatkeqësi e kosto” për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *