E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U konfliktuan për një vend parkimi/ 45-vjeçari plagos me armë nënë e bir në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12.

Pas një konflikti të çastit për vendin e parkimit, një 45-vjeçar me iniciale J.Z. ka plagosur me armë zjarri në këmbë F. Ç., rreth 23 vjeç. Si pasojë e të shtënave, u plagos në këmbë dhe e ëma e të riut, V. Ç., rreth 45 vjeçe, e cila ndodhej në momentin e sherrit.

Ata janë dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës.

Vazhdo të lexosh