E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U konfliktuan në rrjete sociale, tre të rinj i shkojnë në shtëpi 21-vjeçarit dhe e dhunojnë me shishe, i këpusin njërin vesh

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se plagosën rëndë një 21-vjeçar për motive të dobëta.

Në pranga kanë rënë Florjan Faslia, 18 vjeç, Mentor Daja, 21 vjeç dhe Samuel Tahiraj, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Reklamë

Tre të rinjtë, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se fillimisht sherri ka nisur në rrjetet sociale. Më pas tre të arrestuarit i kanë shkuar 21-vjeçarit në shtëpi dhe e kanë goditur me shishe në kokë, duke i këputur një vesh.

Reklamë

Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tre të rinjtë e arrestuar akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë