E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U konfliktuan në lokal, 42-vjeçari plagos me armë shokun në Borsh

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit pas një debati mes dy shokësh në një lokal në Borsh, ku dhe kishin konsumuar alkool.

Në konflikt e sipër njëri prej tyre, Hekuran Çelaj ka nxjerrë armën duke qëlluar me pistoletë, Erald Shullazin.

33-vjeçari me origjinë nga Kruja ka marrë një plumb në pjesën e dorës ndërsa tashmë ndodhet në spital.

Reklamë

Hekuran Çelaj, autori i dyshuar  është arratisur nga vendi i ngjarjes, por pak orë më pas blutë e Himarës arritën të ndalonin.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë të përfshirë në konflikt./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë