Kronikë
U konfliktua me të dashurën dhe e kërcënoi me armë, arrestohet 21-vjeçari nga Korça

Arrestohet 21-vjeçari që kanosi me automatik dy vajza të reja, 15 dhe 20 vjeçe.
Bëhet fjalë për të riun me iniciale D.L., banues në fshatin Gjonomadh të Korçës, i cili kishte qenë në një lidhje me 15-vjeçaren. Për arsye xhelozie, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Mësohet se e mitura kishte dalë për shëtitje me shoqet e saj, kur 21-vjeçari iu preu rrugën dhe i kërcënoi me armë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




