Sociale
U konfirmua në detyrë/ ONM ankimon vendimin e KPK për kryeprokuroren e Durrësit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në përfundim të seancës dëgjimore konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.
Reklamë
Mirëpo, këtë të mërkurë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin e KPK-së për Jellën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.
Ndërkohë, Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e KPK-së dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




