E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

U kërcënua me plumb/ Prokurori: Më kanë marrë në telefon…

Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet është kërcënuar për shkak të detyrës.

 

Burime bëjnë me dije se disa persona të paidentifikuar ende kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshohet të jetë mesazh kërcënues.

 

Reklamë

Mësohet se Bajrami ka depozituar kallëzim në lidhje me këtë çështje ndërsa blutë kanë nisur hetimet për të mësuar rrethanat e saj.

 

Prokurori ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit ka marrë thirrje në celular nga numra privatë, të cilat po verifikohen tashmë nga grupi hetimor.

 

Bajrami ka qenë me detyrë në disa rrethe të ndryshme të vendit tonë dhe kanë pasur në drejtim një sërë dosjesh hetimore.

Më shumë video

Reklamë