E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U kapën me pako ushqimesh që dyshoheshin se do blinin vota/ Gjykata e Shkodrës liron 3 punonjësit e bashkisë

Tre punonjësit e Bashkisë së Shkodrës, të cilët u akuzuan për ndikim të paligjshëm në procesin zgjedhor janë lënë të lirë.

 

Reklamë

Ergys Ivziku, Mhill Volaj dhe Petrit Dyli janë  lënë në detyrim paraqitje. Ky vendim është dhënë nga gjyqtari Albert Keraj, ndërsa  avokat ishin Altin Fushaxhia dhe prokurore Shqiponja Milla .

 

Tre punonjësit e bashkisë u kapën dy ditë më parë në unazën e qytetit të Shkodrës, ku në furgonin me të cilin udhëtonin kishin disa pako ushqimore. Mbi ta rëndonin akuzat se po tentonin të blinin vota.

Vazhdo të lexosh

Reklamë