E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të arrestuarit

Burg pa afat vendosi Gjykata e Lezhës për dy personat që u arrestuan me mina me telekomandë në Rrëshen.

28-vjeçari Marjan Gjoka dhe 45-vjeçari, Ilir Gjoka u prangosën për veprën penale “mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Reklamë

Marjan Gjoka, sipas burimeve policore, u arrestua duke ecur në qytetin e Rrëshenit. Atij iu gjetën 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse c4”.

Ndërsa, personi tjetër u arrestua në lezhë.

Ai kishte 3 mina me telekomandë dhe po ashtu lëndë plasëse, eksploziv për shpërthim në distancë me telekomandë. Policia ka dyshime ata furnizonin grupet kriminale për kryerjen e atentateve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë