Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi iu gjet një armë zjarri, municion luftarak dhe një mjet prerës thikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Home”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve K. H., 21 vjeç, dhe I. H., 42 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Vaqarr.

Shtetasit K. H., gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën një mjet prerës thikë, dhe në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së babait të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *