E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Krujë/ U kapën “mat” duke transportuar drogë, dy të arrestuar

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona të cilët u kapen duke transportuar një sasi kanabis. Në kuadër të operacionit ‘Ndërmjetësi’ në pranga ranë Altin Shkurtaj dhe Aldo Gjoni.

Ata akuzohen për prodhimi dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte 3 kg kanabis.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklamë

 

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë