Dy persona kanë rënë në pranga në Lezhë, pasi u kapën duke transportuar me furgonë, mallra me vlerë rreth 50 000 euro, pa fatura tatimore, kapen në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë”.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me furgonë, mallra me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin policor të koduar “Passage”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, dhe u vunë në pranga shtetasit Istref Onuzi, 29 vjeç dhe Ajet Doçi., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës”, njofton policia.

Në furgonët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *