E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Antidroga e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Terminal” u vu në pranga shtetasi Adrian Ramushi.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Arben Broci”, 35-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, furnizonte disa shtetas të cilët dyshohet se e ndanin dhe e shitnin lëndën narkotike, në doza.

Reklamë

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë