E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 43 minuta më parë
Vendi

U kap me kanabis e armë, arrestohet 35-vjeçari në Përmet

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përmetit pasi u kap me kanabis dhe armë pa leje.

 

35-vjeçari I arrestuar është shtetasi A.M., banues në fshatin Nikollarë të Skraparit.

 

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë se 35-vjeçari ishte duke transportuar lëndë narkotike.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar policia i gjeti një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, fishekë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 2 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Vazhdo të lexosh