Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M.L., 31 vjeç, banues në Vlorë.

 

Sipas policisë arrestimi I 31 vjeçarit u bë në një nga rrugët e lagjes “Osmën Haxhiu” pranë vendit të quajtur “6-katëshi”, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza heroinë.

 

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së tij në lagjen “Partizani”, shërbimet kontatuan 110 gramë material në formë pluhuri e cila dyshohet të jetë përzierës i lëndës narkotike heroinë, po ashtu u gjetën edhe disa fara hashashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *