E diel, 27 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U kap me drogë, arretsohet i riu shqiptar në Itali

Në orët e vona të mbrëmjes së 4 marsit, Karabinierët e Njësisë Operacionale dhe Radiomobile të Kompanisë Karabiniere të Busto Arsizio arrestuan një të ri 28-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Vareses, të kapur në zotërim të lëndëve narkotike.

Gjatë një kontrolli rrugor në Castellanza, në via Palermo, pasi kishin ndaluar makinën, policët gjetën brenda bagazhit të një Lancia Y 2.052 kg marijuanë.

Më pas, në kontrollin e shtëpisë, Karabinierët në bashkëpunim me personelin e Seksionit Operativ gjetën dhe sekuestruan 266 gramë marihuanë, 133 gramë hashash, 1670 euro cash dhe dy peshore elektronike precize. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh