E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kap me armë në automjet, në pranga 62-vjeçari në Tiranë

Ramiz Bami, 62 vjeç është arrestuar këtë të hënë nga policia e Tiranës.

Ai u kap në automjet me një armë zjarri automatike, me municion, me qëllim shitjen. Sipas njoftimit zyrtar, është sekuestruar arma e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjeti i të arrestuarit.

Reklamë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë