E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kap me armë, arrestohet 24-vjeçari, policia: Pistoletën do ta shiste në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar në kuadër të operacionit “Gun”.

Sipas uniformave blu, i riu u kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë të cilën do ta shiset në Tiranë.

Reklamë

Një 23-vjeçar është proceduar penalisht për moskallëzim krimi.

Reklamë

“Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë”, njoftoi policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë