Subscribe

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë  “arrest në burg” pa afat efektivin e RENEA-s Altin Morina.

 

Efektivi i RENEA-s u vu në pranga pas një kontrolli të automjetit me të cilin ai po udhëtonte. Policia gjeti 113 mijë euro në makinën ku ai po udhëtonte.

 

Para togave të zeza, efektivi i RENEA-s ka deklaruar se paratë ishin të një biznesmeni dhe ai ia kishte marrë borxh.

 

Ai ka pretenduar se dëshminë e tij do e mbështesë përmes disa dokumenteve.

 

Lekët nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, mësohet të ketë deklaruar Morina.

 

Morina akuzohet për pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

 

Katër aparatet celular që i janë sekuestruar do të ekzaminohen dhe hapen për të parë nëse do të sigurohen prova të përfshirjes së tij në aktivitete kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *