Një shqiptar është arrestuar në Milano të Italisë pasi u kap me drogë. Shqiptarit iu gjetën 10 kilogramë heroinë dhe 670 gramë kokainë.

Policët, teksa kalonin përmes Via Dei Gigli, vunë re një burrë i cili shpesh nxirrte celularin si për të kryer ose marrë telefonata të shkurtra përpara se t’i afrohej një mini fuoristrade. Duke parë nervozizmin e dukshëm të 39-vjeçarit, policia ka kontrolluar menjëherë atë dhe makinën, ku gjetën heroinë me një peshë totale bruto rreth 7.7 kilogramë.

Nga kontrolli rezultoi se ai kishte një tufë çelësash, për të cilat burri jepte përgjigje të paqarta. Oficerët verifikuan se si njëri nga çelësat hapi derën metalike të një bodrumi, ku gjetën dhe sekuestruan lëndë prerëse, katër mbështjellës me 670 gramë kokainë, shtatë mbështjellës me 2.3 kg heroinë, një prerëse, një blender, katër peshore dhe material paketimi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *