Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 53 vjeçar, i cili u kap duke vaditur bimët narkotike.

 

Përmes një njoftimi për media, policia bën me dije se hetimet për shtetasin me iniciale B.P kishin disa muaj që kishin nisur, pas informacioneve që kishin marrë.

 

 

Kontrolli i gjithë territorit, sipas policisë, u bë përmes dronëve.

 

Njoftimi i plotë:

 

Lezhë/Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”.

 

U kap në flagrancë duke vaditur bimët e dyshuara narkotike, vihet në pranga.

 

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione policore se në fshatin Gjobardhaj po kultivoheshin bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet e territorit, duke përdorur edhe dronë.

 

Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike.

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *